Obama më i popullarizuar se Papa, Hoxhaj i 32-ti


E enjte, 25 Korrik 2013

Washington, 25 korrik – Sipas të dhënave të studimit të portalit Twitplomacy, llogaria e presidentit amerikan Barack Obama kryeson listën përkatësisht numrin e abonentëve të regjistruar në rrjetin social Twitter.

Aktualisht në faqen e liderit amerikan janë regjistruar 34.5 milionë njerëz. Në vendin e dytë për nga popullariteti u rendit Papa Françesku – mesazhet e tij lexohen prej më shumë se 7.2 milionë njerëzve. Vendet e 3-ta dhe të 4-ta mbahen respektivisht nga presidenti dhe kryeministri i Turqisë Abdullah Gül dhe Recep Tayyip Erdogan.

Faqja e Kryeministrit rus Dimitri Medvediev ndodhet në vendin e 7-të në mesin e liderëve të botës. Në të janë regjistruar më shumë se 2.6 milionë njerëz.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, pohon se pas tre muaj aktiviteti në Twiter, portali Twitplomacy e ka listuar të 32-tin.

Etiketa:
Të fundit