Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

O’Connell: E çuditshme, të dënuarit në listë për deputetë

Prizren Post | 21:08 - 06.06.2017

“ Për mua si britanez kjo do të ishte shumë e çuditshme në Britani, nëse dikush që ka qenë në burg konkurron dhe kjo do të ishte befasi për ne. Ka disa që kanë aktakuza. Në Britani ka qenë një kandidat që ka pasur aktakuzë për një krim dhe partia e tij e ka hequr prej listës së kandidatëve në qytetin ku ka qenë deputet”, shprehet ai.

Ambasadori poashtu ka shtuar se nuk është gjë e mirë kur një figurë politike mbetet me një aktakuzë për një vit e gjysmë, duke mos pasur gjykim përfundimtar.

“Kjo në një farë mënyre pengon demokracinë. Qytetarët vet dijnë kush ka lidhje me korrupsion, me aferë korruptive dhe krim të organizuar”, ka thënë ai. 

 Duke i komentuar deklaratat e disa analistëve politik se njëra nga arsyet e bashkimit të “Krahut të Luftës” është Gjykata Speciale, ambasadori O’Connel thotë kur është themeluar Gjykata Speciale para gati dy viteve, ka qenë hera e parë kur Kosova vet ka treguar gatishmërinë për t’u ballafaquar me krimet që mund të kishin ndodhë në luftë.

 “Kur është themeluar Gjykata Speciale, kjo ka qenë hera e parë që Kosova treguar gatishmërinë për krimet që mund të kishin ndodhur nëpër lufta. Më herët ka qenë gjykata e Hagës. Kurse, tani këtë e ka bërë vetë Kuvendi  i Kosovës. Kjo është e mirëseardhur. Mendoj se tashmë s’kemi çka të flasim për këtë çështje:, ka thënë ai.

Megjithatë, sipas tij, bashkësia ndërkombëtare nuk do të pranonte asgjë përpos bashkëpunimit të plotë me atë Gjykatë.


Etiketa:
Arivisti Company