O’Connell: Kthimi i Zharkut si njeri i lirë në Kosovë është turp


E mërkurë, 13 Qershor 2018

Prishtinë – Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, është kthyer në Kosovë. Madje ka thënë se asnjëherë nuk i ka ikur drejtësisë.

Por, për Zharkun ka reaguar ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Conell.

Lajme

Kosovë

Sport

Futboll

Magazina

Cult

Ekonomi

Femra

Stili

Shëndetësi

Kuzhina

Auto

Teknologji

Fun

Kërko Punë

Arkiva

Marketing

LAJME / KOSOVË
O’Connell për Xhabir Zharkun: Kthimi i tij si njeri i lirë në Kosovë është turp
11 minuta më parë 0 Shkepje
O’Connell për Xhabir Zharkun: Kthimi i tij si njeri i lirë në Kosovë është turp
Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, është kthyer në Kosovë. Madje ka thënë se asnjëherë nuk i ka ikur drejtësisë.

Por, për Zharkun ka reaguar ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Conell.

Ai ka thënë se kthimi i tij në Kosovë si një njeri i lirë është i turpshëm.

O’Connell ka kritikuar ashpër institucionet e Kosovës për rastin e Xhabir Zharkut dhe ka kërkuar marrjen e masave, siç ka thënë, që kriminelët në të ardhmen të mos arratisen nga vendi.

“Kthimi i tij në Kosovë si një njeri i lirë është i turpshëm. Por turpi i vërtetë është se gjatë gjashtë viteve që kur u lejua të i ikte drejtësisë, asgjë nuk është bërë për të ndaluar që politikanët e tjerë kriminelë të bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë O’Conell.

“Unë nuk shoh asnjë arsye për një dispozitë ligjore e cila lejon kriminelët të ikin nga vendi dhe të jetojnë jashtë vendit në vend që të vuajnë dënimin e tyre në burg.”

Ambasadori ka thënë se shpreson në reformat e Drejtësisë, duke i mbështetur prokurorët në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Unë shpresoj që reformat e Drejtësisë të Qeverisë do të mbyllin këtë shteg dhe kështu do t’u japin mbështetje atyre policëve dhe prokurorëve që janë seriozë në luftën kundër krimit të organizuar.

Mbretëria e Bashkuar ka nevojë që Kosova të jetë një partner serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka theksuar ambasadori britanik, njofton Telegrafi.

Etiketa: , , ,
Të fundit