Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

OKB kërkon 1 miliard dollarë për fëmijët sirianë

Prizren Post | 16:19 - 07.01.2014

New York, 7 janar – Agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara dhe grupe ndërkombëtare humanitare kanë bërë të ditur të martën se ju nevojiten 1 miliardë dollarë nga donatorët për të ndihmuar fëmijët sirian të prekur nga lufta.Më se një milion refugjatë nga Siria janë fëmijë, transmeton Rel.

Shumica prej tyre kanë humbur anëtarë të familjes, janë të lënduar, të abuzuar, ishin punëtorë fizikë apo edhe ushtarë fëmijë, tha në Gjenevë zyra e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Donacionet për të ashtuquajturin program “Asnjë gjeneratë e humbur” do të përdoren për mbështetje psikologjike, arsimin të fëmijëve të pashkolluar, trajnim të mësimdhënësve dhe për projekte të tjera.

“E ardhmja e këtyre fëmijëve po ikën, por ka ende gjasa për t’i shpëtuar ata”, ka thënë komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatë, Antonio Guterres.


Etiketa:
Arivisti Company