Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

OKB reagon: Dhuna ndaj deputetëve e papranueshme

Prizren Post | 15:28 - 28.04.2017

New York – Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) në lidhje me rrahjen dhe marrjen peng të disa deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë, pas zgjedhjes së kryetarit të këtij institucioni, ka thënë se dhuna ndaj atyre që janë zgjedhur nga populli dhe institucioneve demokratike, është e papranueshme, raporton Anadolu Agency.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, përmes një deklarate me shkrim, ka thënë se janë dukje ndjekur me një shqetësim shumë të madh, ngjarjet që po ndodhin në Parlamentin e Maqedonisë.

Ndërsa duke bërë thirrje për gjakftohtësi Dujarric në vijim ka shtuar: “Dhuna ndaj institucioneve demokratike dhe atyre që janë zgjedhur nga populli, është e papranueshme. U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike, që të zgjedhin çdo gjë në kuadër të ligjeve të vendit dhe në rrugë demokratike”.

Ndërkohë thuhet se sipas deklaratave të paktën 42 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas ngjarjeve të dhunshme në Parlament, ndër të cilët ka deputetë, gazetarë dhe qytetarë.


Etiketa:
Arivisti Company