Opozita: Ende jemi të bashkuar


E enjte, 10 Mars 2016

Prishtinë – Rexhep Selimi i Vetëvendosjes pak çaste më parë para gazetarëve tha se me veprimin e tanishëm tregojnë se opozita nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj.

“Opozita po vazhdon protestën e saj, do të vazhdojmë kështu dhe kushto që e ka pritur ndryshe e ka gabim. Opozita po vazhdon drejt rrugës së saj të përbashkët deri kur ta arrijmë qëllimin, nuk jemi larg”, tha Selimi.

Në këtë deklarim para gazetarëve në krah të Selimit ishte edhe Daut Haradinaj i AAK-së, i cili po ashtu doli për të konfirmuar se opozita është e bashkuar dhe me të njëjtat qëllime, duke kërkuar largimin e Qeverisë, për çka ftoj qytetarët që t’i bashkohen opozitës në protestën e 26 marsit.

“Edhe njëherë e vërtetuam që opozita është e bashkuar, e kundërshtojmë këtë institucion që e ka humb legjitimitetin, e ftojmë popullin që me datë 26 të dali në sheh që ta kundërshtojmë këtë qeverisje me dy veprimet e saja antikushtetuese”, tha Haradinaj.

Nga ana tjetër, Rexhep Selimi tha se edhe NISMA është me opozitën, “ishim bashkë tre grupet parlament arë” ka thënë ai.

Selimi tha se do t’i kthehen normalitetit vetëm pasi të shkoj vendi në zgjedhje të reja./KP/

Etiketa: , ,
Të fundit