Opozita prish partneritetin me ndërkombëtarët!!!


E shtunë, 4 Korrik 2015

Prishtinë – Tri partitë politike kosovare që kanë formuar tashmë bllokun opozitar, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, po tregohen të padëgjueshme edhe ndaj rekomandimeve që kanë ardhur nga miqtë ndërkombëtarë.

Mesazhi i Eliot Engel-it, kongresistit amerikan dhe mikut të moçëm të shqiptarëve, dhe gruas më të fuqishme në Evropë, kancelares Angela Merkel, se Gjykata Speciale duhet të bëhet në Prishtinë, nuk po merren në konsideratë nga opozita.

OMadje kjo e fundit mbetet e palëkundur në qëndrimet e saj, se Specialja është kundër interesave të Kosovës.

Derisa analistët politikë konsiderojnë se me këto qëndrime opozita rrezikon ta humbasë mbështetjen e shteteve më të fuqishme ndërkombëtare, vetë opozitarët thonë të kundërtën./Zeri/

Etiketa: , ,
Të fundit