Osmani dhe dy deputetë të LDK-së s’e nënshkruajnë mocionin për rrëzimin e qeverisë


E enjte, 19 Mars 2020

PRISHTINË – Pas mbledhjes së deputetëve të LDK-së, shefi i grupit parlamentar Arben Gashi ka deklaruar se janë mbledhur nënshkrimet për inicimin e mosbesimit të qeverisë.

Ai tha se Vjosa Osmani dhe dy deputetë të tjerë kanë mendime të ndryshme nga grupi parlamentar i LDK-së.

Për Vjosa Osmanin tha se nuk e ka nënshkruar këtë mocion.

Ndërsa, dy deputetë të tjerë nuk kanë qenë fare në këtë mbledhje.

I pyetur se a do të kërkojnë votat e PDK-së, Gashi tha se do të diskutohet ende.

Etiketa: , , ,