Osmani pritet me nderime ushtarake në Budapest


E martë, 17 Qershor 2025



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në Budapest nga homologu i saj Tamas Sulyok.

E para e vendit këtë vizitë e cilësoi të rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.

“Faleminderit për pritjen me nderime ushtarake në Budapest, President Sulyok! Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka shkruar ajo.







Etiketa:
Të fundit