Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pacolli: Ja si e lirova shqiptaro-amerikanin nga burgu i Eritresë

Prizren Post | 10:40 - 19.01.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Behgjet Pacolli ka rrëfyer në profilin e tij në “Facebook” historinë rreth asaj se si ai kishte ndërhyrë për të liruar një shqiptaro-amerikan nga një burg i Eritresë në Afrikë.

Këtë histori, Pacolli e ka ndarë me miqtë e tij në “Facebook”. Ngjarja kishte ndodhur në janar të vitit 2012.

Sot u mbushën katër vite nga lirimi i qytetarit amerikano-kosovar nga burgu i Eritresë.

Mbaj mend se si sot katër vite më parë, kur udhëtova drejt Eritresë, në një vend të panjohur për shumë, një vend shumë të rrezikshëm, madje edhe sot ka mbetur i tillë.

Unë atë ditë u nisa nga Prishtina, nëpër Khartum të Sudanit, dhe aterrova në Asmara të Eritresë, ku prej shumë kohë mbahej i burgosur shtetasi ynë dhe i shtetit mik, SHBA-ve, James Berisha (si ai e quante veten). Unë atë ditë kisha vetëm një qëllim, lirimin e James Berishës, që shumë lehtë do të ishte harruar përgjithmonë.

Pa marrë parasysh se në atë kohë unë isha zv. Kryeministër i Parë i Kosovës, nuk munda me i mbyll sytë dhe me mbet indiferent (edhe pse jashtë çdo norme) ndaj këtij rasti. Sot është vështirë për mua të imagjinohet ajo çka ndodhi atë ditë.

E di se isha i ndihmuar vetëm nga Perendia. Këtë veprim e bëra me shumë vullnet e me shpirt. Unë rrezikova shumë, pa leje aterrimi (me një aterrim emergjent të simuluar nga pilotët e mi), pa vizë hyrëse në Eritrea, në orët e hershme të datës 18 Janar 2012 aterrova në Aeroportin fantazmë të Asmarës.

Aty nuk lashë “gur pa rrotulluar” derisa në orët e vona të së njëjtës ditë, e nxora Jamesin nga Burgu famëkeq dhe e solla në Kosovë. Jamesit, për kohën sa ishte i mbyllur, askush nuk ia kishte hapur derën e qelisë së tij në atë burg, madje as prokurori e as gjyqtari.


Etiketa:

Bëni një koment