Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pacolli: Jakup, mblidhi plaçkat

Prizren Post | 17:34 - 03.05.2014

Nuk pushojnë polemikat dhe akuzat e kundërakuzat në mes zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli dhe kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi. Në postimin e tij të sotëm në Facebook, Pacolli iu ka përgjigjur ofertës së kryeparlamentarit për t’ia shitur shtëpinë, duke i ofruar Krasniqit një milion euro për shtëpinë e tij, të cilën thotë se do ta bëjë çerdhe fëmijësh.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Pacollit në Facebook.

“Hajde hajde Jakup Krasniqi, se ketu të prita me dal. Po të drejtohem bash si në odat tona të moqme, ndoshta nuk të vjen mërzi… A e din që ka një dallim themelor mes meje edhe teje. Une flas për pasurinë time, rrjedhimisht djersën time dhe të familjes sime, ndërsa ti për djersën e qytetarëve të Kosovës.

Edhe e di si po ja bëjmë… për të mos e zgjat ma tëpër.

Edhe pse unë paratë e djersës time i respektoj, por po i përgjigjem ofertës tënde.

Meqë e paske hedh shtëpinë në shitje, ta blej unë menjëherë, me ato 1 milion që i paske kërku, e ti më trego veq kur i mbledh plaqkat e më liro shtëpinë sepse do të ia dhuroj komunitetit për qerdhe fëmijësh.

Por, ti mbajë fjalen dhe 600 mijë euro ua kthe skamnorëve sepse realisht ato para të tyre janë. Ti dhe shpirti yt e din këtë gjë më së miri”, (sic) ka shkruar Pacolli në Facebook. /Telegrafi/


Etiketa:
Arivisti Company