Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pacolli kërcënoi Jahjagën me bojkot të zgjedhjeve

Prizren Post | 19:06 - 07.05.2014

Lideri i Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka kërcënuar sot presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, se partia që ai e drejton do t’i bojkotojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare nëse data e zgjedhjeve do të caktohet 8 qershori.

Burime nga takimi që ka pasur presidentja me liderët e partive të mëdha politike i ka thënë Gazetës Blic se zëvendëskryeministri në largim gjatë takimit me të paren e vendit, ka insistuar se 8 qershori është datë shumë e afërt për të organizuar zgjedhje të lira, fer e demokratike.

“Pacolli i ka thënë presidentes se do t’i bojkotojë zgjedhjet nëse nuk përfillen kërkesat e AKR-së, kushtet që i ka vënë AKR-ja”, ka thënë burimi, shkruan Gazeta Blic.
Këtu nuk përfundojnë kushtet e Pacollit.

“Ai po kërkojmë që numërimi i votave mos të bëhet në Qendrat Rajonale të Numërimit , por në Qendrën Kryesore të Numërimit”, ka thënë burimi.

Presidentja Jahjaga i ka përfunduar takimet me liderët, ndërkaq, burimi i gazetës tregon se edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është që zgjedhjet të mbahen me 15 qershor, ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, janë deklaruar për datën 8 qershor./Telegrafi/


Etiketa:
Arivisti Company