Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pacolli kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti me votë të popullit

Prizren Post | 15:20 - 16.01.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga udhëheqësit politikë të Kosovës duhet të mos hyjnë në krizë të re, duke tentuar të zgjedhin Presidentin e Kosovës.
Ai ka thënë se duhet të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese për t’i hapur rrugë zgjedhjes së Presidentit me votë të popullit.

“Andaj, për të evituar thellimin e krizës politike dhe institucionale unë i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për të kërkuar nga ky institucion që të obligojë Kuvendin për t’i dërguar në votim ndryshimet kushtetuese të cilat janë të gatshme”, ka shkruar Pacolli.

Lexojeni postimin e plotë të Pacollit:

“Qytetarët tanë nuk kanë nevojë të ballafaqohen me tensione politike edhe më të mëdha sesa këto që i kanë provuar, sidomos në këta 6 muajt e fundit, të cilat do të mund të vijnë për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të politikanëve të pozitës dhe opozitës.
Kosova ka nevojë për shpresë dhe ndryshime pozitive në mënyrën e udhëheqjes së shtetit.

Kosova nuk e ka komoditetin të futet në një krizë të re politike dhe institucionale, siç është rasti i zgjedhjes së presidentit të vendit.

Për hir të evitimit të kësaj krize, në vitin 2011, unë i hapa rrugë një marrëveshjeje politike e cila u shndërrua në akt juridik nëpërmjet një rezolute të Kuvendit të Kosovës për ndryshimet kushtetuese që do të mundësojnë zgjedhjen e presidentit nga populli.

Fatkeqësisht kjo rezolutë dhe kjo marrëveshje nuk u zbatuan asnjëherë dhe amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nuk u votuan asnjëherë në kuvend, megjithëse kishin marrë dritën e gjelbër nga Gjykata Kushtetuese.

Andaj, për të evituar thellimin e krizës politike dhe institucionale unë i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për të kërkuar nga ky institucion që të obligojë Kuvendin për t’i dërguar në votim ndryshimet kushtetuese të cilat janë të gatshme.

Votimi i këtyre amendamenteve do ti mundësonte qytetarit të Kosovës që të zgjedh direkt presidentin e vendit dhe do të evitonte krizën politike, e cila ka kosto të madhe për qytetarët dhe shtetin” (sic), ka shkruar Pacolli.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company