Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pacolli tregon kushtin e tij për Ahmetin dhe Abrashin

Prizren Post | 18:50 - 23.10.2017

Prishtinë – Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli do ta mbështesë njërin prej dy kandidatëve në Prishtinë, nëse bie dakord që të zbatohet plan-programi i partisë së tij.

Pacolli, në një intervistë për RTK, ka thënë se do të ulet të bisedojë me Shpend Ahmetin ose Arban Abrashin.

Ka thënë se me dy kandidatët do të bisedojë vetëm për programe.

“Nuk do të bllokojmë asgjë, por unë do të kërkojë që programi im të zbatohet. Dhe si i tillë, me këtë kusht unë ulem që të bisedojë me kandidatët në balotazh. Flasim për programe, dhe i drejtohem votuesve të mi se me këtë marrëveshje programore do ta mbështesë këtë parti”, ka thënë Pacolli, transmeton insajderi.

Në garën për Komunën e Prishtinës, Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Arban Abrashi i Lidhjes Demokratike do të ballafaqohen në balotazh.

Balotazhi i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 19 nëntor.


Etiketa:
Arivisti Company