Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pacquiao-Mayweather pritet të finalizohet këtë javë

Prizren Post | 09:19 - 18.09.2018

Manny Pacquiao ka replikuar Floyd Mayweather duke thënë se ballafaqimi mund të finalizohet këtë javë.

Kjo pasi Mayweather javën e kaluar tha se do të rikthehet nga pensioni vetëm për tu përballur me Pacquiao përsëri.

Ky i fundit pati një replikë të fortë.
‘Ne do të finalizojmë luftën këtë javë, ose Mayweather apo dikush tjetër, ku dhe kur, në cilën datë. Unë kam rripin e kampionit, le të kthehemi në ring. Ndoshta luftën do ta bëjmë në Tokio’ tha Pacquiao për SkyNews.

Mbetet të shihet nëse Mayweather do t’i përgjigjet kësaj ftese nga kundërshtari i tij në ring.


Etiketa:
Arivisti Company