E martë, 5 Qershor 2018
Prishtinë – Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës u ka dhënë një lajm të mirë profesionistëve shëndetësor.
Ismaili ka thënë se tashmë janë marrë të gjitha hapat nga Ministria e Shëndetësisë që të rriten pagat për të gjithë profesionistët shëndetësor në Kosovë.
Ai këtë e bëri të ditur gjatë dhënies së përgjigjeve ndaj deputetit të LDK-së Haxhi Avdyli.
Pyetje për ministrin kishte edhe deputeti Valon Ramadani nga radhët e Vetëvendosjes rreth shërbimit spitalor në komunén e Shtërpcës. Ismaili njoftoi deputetin se Ministria është duke u marrë me rastin në fjalë.
Etiketa: Aktuale, Ministria e Shëndetësisë, Uran Ismaili