Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pak fjalë për “Kështjellën e Poezisë” të poetit, shkrimtarit Tyran Prizren Spahiu që ka nisur misionin hyjnorë drejt të pamundurës

Prizren Post | 12:31 - 28.08.2019

“KËSHTJELLA E POEZISË”, lartuar prej poetit të talentuar Tyran Prizren Spahiu, ka në themelet e saj fjalën stërgjyshore, dhimbjet e plagëve të së kaluarës dhe së tashmes, diellëzimet poetike të së ardhmes, muzën përzjerë me thërrimet e dheut dhe rrënjët e gjakosura të mëmëdheut. Spahiu njihet si poet, poezia e të cilit mban vulën e dimensionit njerëzor, pa bujë dhe dukje snobiste. Poet i afirmuar i vargut të ri, me mëndësi të qartë dhe moderne, duke sjellë poezi të zërit të fuqishëm intelektual. Poezia e tij rrjedh në bashkëkohësinë me lajtmotive përfaqësuese të areolit shqipfolës. Me këtë motivacion Spahiu është nderuar si “POET I VITIT” nga Pegasus.

Brenda metaforës simbolike “KËSHTJELLA E POEZISË”, gurgullojnë si ujërat e burimeve, njëqind e tetëdhjetë poezi, pra një vëllim poetik që të befason me fuqinë ideoemocionale, me stilin e përkryer të vargjeve, me mesazhet dhe frymën e thellë atdhetar, e cila ndihet ndjeshëm, jo vetëm tek ky vëllim poetik, por në të gjithë krijimtarinë e tij. Kurse pesha e dashurisë që prek thellësitë shpirtërore, monumentalizohet me gërshetimin e emocionit dhe forcën e mendimit të tij. “KËSHTJELLA E POEZISË” e ndërtuar në mënyrë të tillë, bën që poezia të marrë përmasa mbarëkombëtare, brenda së cilës përmblidhet dhimbja e poetit dhe e brezave, dhimbje që kthehet në gas kur çelin mëngjeset agimorë për atdheun e jetën dhe dhimbje gati vdekje, kur mëngjeset rrëzojnë petalet trishtuar dhe jeta rrëshqet kokëulur në vorbulla të rrezikshme.

Kësisoj, gjendja shpirtërore e poetit, duke qënë në lidhje të ngushtë me gjendjen e përgjithshme, sjell vargje dridhmuese që të tronditin me bukurinë e mendimit dhe forcën e të shprehurit. Një ndjesi e tillë përcillet tek poezia “BASHKËBISEDOJ ME ATDHEUN…”, e cila flladitet prej lirizmit atdhetarë, që gurgullon në thellësi të eshtrave të të parëve. Por, ajo që i jep emocione të fuqishme kësaj lirike atdhetare, është raporti i poetit lirik me Atdheun, në një bashkëbisedim intim-emocional, në të cilin fjala poetike që ravijëzohet në gojën e mëmëdheut, është sa hyjnore, aq edhe e ashpër./”Me zë të lartë bij, po ju flas”!/ Mes dhimbjesh, si dielli në qiell të hirtë, ai kërkon me ngulm vëmendjen e bijve, të atyre, që i thonë vetes shqiptarë dhe në vena ju rrjedh gjak i pastër pellazg. Dija, thekson mëmëdheu, duhet kërkuar në trupin e gjakosur, shpirtin e vrerosur të vatanit, te qiriri flakeartë i Naimit, te vargjet emblemë të Migjenit, te lirikat e pavdekshme të Lasgushit, te Iliada e Homerit, te Prometeu, te arti oratorik i Demostenit.

/“Ju kam thënë, dija duhet kërkuar/, në truallin amëtar dhe në fqinjësi,/ te shkrimet e mëmëdhetarëve tanë,/ te thëniet e vjetra me gjak pellazg!”/

Me të njëjtën madhështi, mëmëdheu kërkon të ndiej ngrohtësinë dhe dashurinë e bijve të tij. Solemnisht, ai ngre zërin, që bijtë e tij, të nderojnë flamurin, këtë simbol të kombit të gjakosur, të ruajnë traditat dhe trojet e të parëve. Si një nënë e vuajtur dhe e dhembshur, ai i’u drejtohet bijve; /”Ju kam bekuar shumë herë,/ me shtatë qiej rrethuar jeni!/ Dy dete, ju dhurova me madhështi,/ alpet shqiptare, kurorë i keni/, në shpirt ju gdhënda fisnikërinë,/ të shenjtën lavdi në ballin tim e gjeni!”/. Gjenialiteti i mendimit poetik, spikat ndjeshëm, në çdo varg të kësaj lirike atdhetare. Dialogu përfshihet në një tension të thellë, në përputhje me situatat dramatike që ka përjetuar dhe përjeton mëmëdheu, ndaj fjala poetike fiton natyrshëm një forcë shprehëse të jashtëzakonshme, gati-gati drithëruese; /“Ta dini, nuk do jetë e largët ajo ditë,/ yll shkrirës do zbres në altar!”/ Simbolika e hollë metaforike e vargut të fundit, merr kuptimin e saj të plotë figurativ-estetik dhe mediativ në vargjet kulmshpërthyese, ku intonacioni poetik dhe dialogu i tensionuar, nxjerrin në pah një nga problemet më të mprehta të kohës, atë të çeshtjes kombëtare, për të cilën mëmëdheu nuk “vë gjumë në sy”. /”Mbajeni mend, askënd nuk lejoj,/ të copëtoj, të bekuarën tokë të lashtë!”/

Në gjithë trungun vargor të kësaj lirike atdhetare, biskon thirrja e vullkanshme, dhe unikale, që i jep përmasa gjigande poezisë. Mendimi poetik, shndërrohet në veprim dhe theksi filozofik bëhet më i mprehtë.

/”Shikjoni, shtrirë janë ende kthetrat e gjakatarëve!/
/Ndoshta, do rrjedhin sërish lumenj gjaku..”./

E pra, ky bashkëbisedim rrok hapësira mbarëkombëtare, përmes figuracionit sa original, aq edhe visual, mbi të cilin vepron logjika dhe gdhëndet me dhimbje figura e mëmëdheut, për të na çuar thellësive të lashtësisë, ku preket me rrëqethje filozofia shpirtërore e popullit.
Një tematikë e tillë, përcillet e organizuar artistikisht e profesionalisht, me nota të gjalla dhe emocionuese edhe në shumë poezi të tjera të këtij vëllimi poetik.

Në rrjedhën e lirikës atdhetare, ka çelur gonxhet e saj të dhimbshme edhe poezia “DIJEDASHËS”, e cila konturohet në hapësirë e në kohë me vargun drithërues metaforik, /”Ngelëm buzë dijes gjobitur pandërprerë…”/

Pse? Për një fije drite, për një shkëndijë, që të ndriçonte fletët e shpirtit, udhët e shpirtit, për të larguar errësirën e kobshme, injorancën, e cila me thonjtë e saj po e varroste kombin për së gjalli. Nëpërmjet karakterit sintetik të fjalës, poeti na jep mundësinë që të vërejmë qartë, mprehtësinë e mendimit të një populli, që e do me shpirt dijen, dritën e syve, për të cilën, ai sakrifikohet me krenari dhe dëshirë, gjë që përcillet me emocion ekspresiv në vargun mëposhtëm, të ndërtuar këndshëm figurativisht; /”Ne fitilin e shpërthimit mbanim në dorë..”/
Në burimin dridhmues të kësaj poezie, derdhet e kristaltë poezia ”GJUHA SHQIPE,” që çan qiejt e njerëzimit, me shpatën e bukur të tridhjetë e gjashtë shkronjave, me lashtësinë dhe bukurinë e saj, me dritëzimet mbi të përvuajturën fytyrë, me diellëzimet mbi shpirtin e trazuar.

“E lashtë, sa vet bukuria natyrë,
shtegton trojeve gjuha shqipe,
dritëzimi i saj, çel të vuajturën fytyrë,
shpirtin e trazuar ngroh me diellëzime”.

Si shungullimë rrëqethëse, pikon klithma e mëmëdheut, derdh lotë qielli mbi buzën e tharë të foshnjes, thërrmohen eshtrat e atdheut prej rënkimit të lokes. E tillë rrjedh fjala poetike e Spahiut, përmes vargjeve të poezisë madhështore “EKSODI”.

“Ndarë është familja, nëna kërkon bijën, foshnja kjanë, qumësht kërkon, nga larg hienat, gjuajnë mbi fëmijën,
atdheu vuan, fytyrëzbehtë lokja rënkon.”

Krahas lirikave atdhetare, poeti Tyran Prizren Spahiu, operon fuqishëm gjithë sharm poetik edhe në lirikat e dashurisë.

Femra për poetin është një qënie gati hyjnore, e cila me dashurinë dhe bukurinë e syve të saj është, afshi që shtegton damarëve të tij, është burimi ku dëgjohen pëshpëritjet e shpirtit, si sinfonia e një poezie. Ai sundohet prej femrës, prej ngrohtësisë së trupit të saj, lundron nëpër bregoret e gjoksit si timonierë i anijes së dashurisë, për të lëvizur drejt hapësirave të mistershme, të cilat pena e tij i përcjellë me magji dhe emocione të papërsëritshme poetike. Një ndjesi e tillë sublime himnizohet në vargjet e mëposhtme;

/”Butoni i prekur i nënkulmit, zbulon yjet e ofruara,
Ngrohtësia e ndjenjave vlon gjakun, trungu i trupit zgjohet,
Janë momente që gjithësinë heshtur kanë tronditur,
Poshtë, rrjedh në pafundësi, orgazma e etheve të kurorëzuara.”/

Trasperanca e mendimit poetik, si në vargjet e mësipërme, ashtu dhe në lirikat e tjera të dashurisë së këtij vëllimi, nxjerrin në pah talentin e rrallë të poetit për modernizimin e poezisë. Pra tek poezia e Spahiut, vihet re një synim i qartë ideoestetik, në përdorimin e fjalëve, që vihen në funksion të marrëdhënieve intim, të cilat i shërbejnë letërsisë artistike.
Velit të dashurisë femërore, poeti i derdh pjalmin e muzës së kristaltë, që gurgullon nga burimi i shpirtit të tij poetik. Për poetin Spahiu, bukuria është kudo në univers, por natyra virgjërore e një femre, sundon gjithë bukuritë e botës. Duke e krahasuar femrën me një pupël që hyn papritur në zemrën e tij, tek poezia “NATYRË VIRGJËRORE”, ai shfaq ndjenjat mashkullore, për t’u lëshuar valëve të dashurisë, për të përjetuar intimitetin e femrës dhe ajo duke buzëqeshur t’i thotë se ka vendosur të bashkëjetojë me të gjer në përjetësi, në ditë të mirë dhe të vështirë. Mesazhi i kësaj poezie, është si rrezja e artë e diellit, që lë dritën dhe ngrohtësinë e saj joshëse, mbi problemet që has sot familja shqiptare.

/”Si pupël hyre në zemrën time,
duke valëzuar zbrite në dashuri,
me vete më more, pas vetes më lidhe,
ashtu krejt papritur, u bëra skllavi yt…”/

Por poeti Spahiu, femrën nuk e sheh vetëm si perëndeshën e bukurisë, si art i përkryer para syrit mashkullorë, apo si i përzgjedhuri i saj, ai me tehun e penës së tij, prek ndjeshëm botën shpirtërore të gruas, kur ajo ndihet e braktisur prej dashurisë dhe e paragjykuar prej shoqërisë. E tillë përshkruhet gruaja në poezinë “KËSHTJELLA E MPOSHTUR”. Ajo e dashuruar rend pas princit ëndërrimtar, por zhgënjimi shemb kështjellën e shpirtit të saj. Fluturon si dallëndyshja drejt shtegtimit të dashurisë, pa e ditur, se në lojë është jeta e saj që bie në lak. Ndaj, ajo endet e brengosur nëpër ujërat e virgjërisë, për të gjetur pak dritë, një fije shprese, që të qetësoi zemrën e saj që kullon gjak ;

“/Në muzgun e pranverës, sërish largohesh,
me valët e shfrenuara të bukurisë,​
prej aromës së dashurisë gjymtohesh,
tek ecën ujërave të humbura të virgjërisë…/”

Por, në mitrën e saj është ngjizur krijesa e dashurisë, ndaj ajo, “ndihet e vetmuar, nën ethet e frikës së turpërisë”. Paragjykimi shoqërore dërrmon me egoizmin e tij këtë krijesë hyjnore dhe gruan që e lindi, e cila nëpër lotët e pendesës braktis krijesën ëngjëllore dhe me moralin e mposhtur niset drejt vetvrasjes. Tragjedia përcillet me nota të errëta, nëpërmjet së cilës, poeti thotë fjalën e tij të fuqishme, ”qan” poetikisht nëpër vargje, duke ndëshkuar me tehun e penës, një nga mentalitet e kohës që mbizotëron ende, në mjedisin shoqërorë ku ai jeton.

/”Zemërlënduar braktis krijesën e dashurisë,
se moral’ i mposhtur e nis drejt vetëvrasjes”…/

Dramatike kumbon fjala e poetit, kur ai ndihet i tradhëtuar prej femrës.Zemra e zhgënjyer lëngon nëpër vargjet e poezisë “STUHI”, me nota melankolike ndaj poetikisht shprehet;
/”Erdhe si vetëtëma, solle flakëzat e rrëmujës,
të hutuar më more e më hodhe drejt magjisë.”/

Por femra, siç vjen si vetëtimë, ashtu largohet papritur nëpër natë, duke e lënë atë, vetmitar në shtratin e ftohtë. Krahasimi i goditur” porsi fluskat e dëborës”, pavarësisht trishtimit, të poetit i jep vargut një ngjyrim të këndshëm emocional dhe shton dramacitetin e tradhëtisë;

/”Nëpër ekstazë, u largove papritur atë natë,
porsi fluskat e dëborës së pranverës së hershme”,/
Vlen të theksohet, se poeti i talentuar Tyran Prizren Spahiu, si mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe, si dhe i gjuhës së huaj angleze,është tepër profesional në ndërtimin e poezisë bashkëkohore moderne, për këtë arsye krijimtaria e tij e përkthyer në gjuhën angleze, përcjellë emocione të veçanta tek lexuesi.

Shumë mund, djersë dhe dashuri, derdh poeti Spahiu për të ndërtuar muret e ‘KËSHTJELLËS POETIKE’’. Ai e ngriti këtë kështjellë, duke vendosur në themelet e saj gurin e parë të artë, vëllimin poetik “MËSO GJUHËN E ËNDRRAVE”, më vonë duke marrë shkas nga NGJARJET -1999+, ai arriti të shkrijë gjithë talentin e tij, për t’i treguar njerëzimit se “JETA ËSHTË DHUNTI”. Spahiu nuk kursehet për të vendosur një gur tjetër në themel, se kur “POEZIA BURON NGA ZËRI I BRENDSHËM” dhe përzihet me dashurinë për njerëzimin, duke shkelur nëpër ‘’KALLDRËMI” ku e thërret zëri i atdheut, ai me penën e artë e shpirtin shpërndarë trojeve, mbledh rubaira jetësore dhe “SHTYLLËN E PESTË” e vë në qendër të kështjellës. Spahiu shkrihet në kohë pambarim duke u përkëdhelur nga “JETËSHKRIMI BURIMOR” tek i cili vjel me shumë passion frytet më të ëmbla dhe me to ideon përmendoren “VARGJE POETIKE IKONË”, që diellëzohet në ballë të kështjellës prej “POETËVE PENËART”, të cilët, vijnë me antologji monumentale që nga “MESJETA” dhe deri tek rrëfimet me elegancë të poetëve “MODERNË”. Vlen të theksohet se, poeti i talentuar Tyran Prizren Spahiu, si përfundimisht më duhet të them, se poeti Spahiu ka aftësi perceptuese poetike të mirëfillta, për të përcjellë dhimbje të vogla, por edhe dhimbje të mëdha njerëzore, siç janë dhimbjet e truallit mëmë. Ai shpreh sinqerisht dobësitë e veta njerëzore, ndaj problemeve shoqërore dhe individit, gjë që e kurorëzon të veçantë poezinë e tij dhe tepër bashkëkohore. Shpirti i tij nuk fle në kraharorë, atë e gjen, atje ku rënkon një plagë, ku derdh lotë një fëmijë, atje ku ul kokën lulja e ardhmërisë, ku shpresa dhe ëndërra përplasin krahët drejt agimeve rozë.

Urime dhe begati krijuese poetit të palodhur Tyran Prizren Spahiu!

Përgatiti, Mimoza Çobo-poete- Tiranë

… lindur në vitin 1954 në Kosovë, ka diplomuar në Gjuhën dhe Letërsinë Angleze në Universitetin e Prishtinës-Kosovë. Ai u nderua Poet i Vitit nga Pegasi Shqiptar.

Romani në dy volume, Prapa kurrë më!

Roman Mort

Dhe katërmbëdhjetë vëllime të vargjeve poetike në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën angleze, Angleze Dream Language English Grammar-Visual English. Ai është një artist i mrekullueshëm, i pasionuar, ai posedon njohuri të thella dhe shkathtësi të larta letrare në artin e prozës. Në veprat e tij ai zbuloi çështjet kryesore të ditës, ai sjell kohë në përmasat e tij, duke ndërtuar një botë të fuqishme mendimesh, psikikë dhe ide të mrekullueshme. Filozofia e tij është e thjeshtë por robëruese dhe mjaft transparente. Ai u solli lexuesve, të vërtetën e madhe, kështu ai vjen si një stil i vërtetë i prozës moderne shqiptare, me një pikëpamje shumë të thellë dhe plot me ngjyra psikoanalitike. Ai ndërton shprehje mjaft të qarta dhe u jep atyre liri me një shumë të artit, zejtarisë krijuese dhe natyrisht shumë lloje vitale të nektarit. Ai vjen ndër ne si një novelist i shquar dhe inovativ, ku vepra krijuese e tij krijohet me shumë aftësi me realitetin e kohës dhe njerëzve. Romani i tij Never Back Again, padyshim që është një kontribut i vlefshëm dhe serioz për prozën moderne shqiptare dhe botërore. Autori dëshmon të jetë një artist krijues, i kërkuar dhe shumë i kualifikuar. Proza e tij është një arritje e re, e cila i jep autorit të drejtën për t’u renditur ndër emrat më të njohur dhe të aftë për emrat e rinj modernë letrarë.

Përfaqësuesi Kryesor i
1. Bashkimi i Shkrimtarëve të Kombeve të Botës-Kosovë
2.Themelues i world ART KOSOVA
3. Kryetar i World Union of Poets për Kosovë

Përgatiti,
Kairat Dussenov Parmat-President i WNWR. Unioni Botëror i Poetëve.


Etiketa:
Arivisti Company