Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pakti Ruso-Turk, botën perëndimore e frikëson!!!

Prizren Post | 01:08 - 31.12.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Savash VELIU

Shtrohet pyetja se, “Ku dëshirohet të tërhiqet bota sot duke dashur që Turqia të mbetet e varur nga jashtë kurse me Rusinë të qëndroj e distancuar derisa harta e Sykes-Picot të hartohet sipas “Rendi të Ri Botëror’’, të cilën botërisht e kundërshtojn Rusia dhe Turqia !!??

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe ai rus, Vladimir Putin kërkuan një format të ri për bisedimet me Sirinë, në të cilin Turqia, e njohur për mbështetjen e deritanishme të opozitës siriane “OSO”, do të ketë rol më të madh në të.

Një nga zhvillimet më të rrezikshme në Siri është një ujdi ruso-turke, me këtë rrezikohet „një dështim tjetër diplomatik i perëndimit”. U paralajmërua një „deal” (ortaklëk) mes Putinit dhe Erdoganit. Ndërkohë spekulohet se Moska dhe Ankaraja kanë bërë fjalë për ndarjen e Sirisë. Rusia mund të pranojë prezencën e vazhdueshme turke në zonat veriore kurde të Sirisë, nëse Turqia heq dorë nga qëndrimi ndaj Asadit.

Ka gjasa që Rusia dhe Turqia me kalimin e mandatin mbi Trampin në janar të ndërmarr fushatë për spastrimin e terroristëve kurd nga veriu Sirianë. Qeveria turke duket se ka ushtruar ndikim të madh së fundmi tek rebelët për zgjidhjen e krizës në Alepon lindore.

Deri më sot, SHBA dhe vende të tjera perëndimore kurrë nuk ndërhyrën seriozisht për të ndryshuar gjendjen e përshkallëzuar në Siri, por përkundrazi në teren aktronin palaçon maskara.

Prandaj është rritur shqetësimi në perëndim për një strategji të përbashkët në Lindjen e Afërme ruso-turk. Të dyja vendet ndërmorën një rol kryesor ditët e fundit për tërheqjen e rebelëve dhe civilëve nga Alepo.

Ndoshta kjo i afrohen Rusin me Turqin për një strategji të përbashkët në Lindjen e Afërt duke e izoluar perëndimin nga kjo lojë? Sot të dyja ndërmjetësuan në Alepo, tani krerët e dy shteteve ftojnë në një samit alternativ në Astana. Rusia, Turqia dhe Irani po e intensifikojnë ndërhyrjen e tyre në Siri edhe në nivelin diplomatik. Por në këtë rast Berlini i trembet një „pakti ruso-turk“ të ri në skenën politike botërore.

Sot Turqia dhe Rusia bëhen më faktor në zgjidhjen e krizës së Sirisë se ajo e djeshma në të cilën ngeci Perëndimi, e veçmas pasivi Obama. Putini arriti të thotë se ; sot RUSIA me TURQIN më lehtë arrijnë Marrëveshje se me SHBA!!!

Tani qartë shihet se në rrafshin global në Siri dhe në rajonin e gjërë po zhvillohet një realpolitik e re mes Ruso-Turqisë…!

A është kjo një hakmarrje e përbashkët për Luftën e Parë Botërore kur mbi Perandorinë Osmane u organizua kurthi që të përplaset me Rusinë Cariste, derisa ANTANTA po zhvendosej në Lindjen e Afërt duke përjashtuar Turqin dhe Rusin nga tavolina e Marrëveshjes Sykes-Picot, deri diku edhe Iranin.

Tani për tani shihet se, Turqia me Rusin i janë qasur të zgjidhin seriozisht konfliktin në Siri. Agjenturat e jashtme perëndimore kanë dëshirë të fusin Ruso-Turqin në konflikt siç ishte rasti me komplotin e rëzimit të avionit Su24 nga pilotët Gylenist… Pasi ky komplot nuk dha fryt u bë tentativa për grusht shteti në Turqi.

Ndoshta edhe atentati i sotëm është një prej komplotëve tipike të sajuara të radhës në Ankara të Turqisë mbi Ambasadorin rus Karlov, për t’a përçar mesin Ruso-Turk!?

MEDIAT Perëndimore me atentate dhe autobomba tentojn në syrin e botës të përhapin pasqyrë të shtrembëruar mbi Turqinë duke e treguar të paaftë për të udhëhequr shtetin… Rusia është një shtet i vetdijsuar dhe i kupton lojrat në skenë që lozen për konflikt nxitje mes Turqisë dhe Rusisë derisa ata të parët sërish të gllabërojn Lindjen e Afërt si më parë!

Ndoshta atentati i fundit ndaj Diplomatit Rus do të shfrytëzohet që të largohen duart e Perëndimit dhe SHBA-së larg nga Siria prej frikës së tërbimit eventual Rus!

Apo mund të mendohet edhe ashtu se, Atentati i fundit duket të ketë synimin e njejtë, të krijojë varësi më të madhe të Ankarasë nga Moska, si dhe të ulë kërkesat e Turqisë ndaj Alepos, në Siri, Irak dhe Lindje të Mesme në përgjithësi!
Sidoqoftë këtu duhet nënkuptuar se, Vizioni i Turqisë e ulër mbi mençuri e urtësi nuk do të lejoj të mbetet e njëanshme sepse atë luks ajo sot nuk e ka… por ajo si gjithnjë do të luaj rolin e aktorit faktor në rajon. Në lidhje me këtë, Turqia ngelet epiqendra e ekuilibrimit mes Perëndimit dhe Rusisë (Shangajit) padyshim, ndryshe është rrezik i tepruar për të!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Etiketa:
Arivisti Company