Pas betejës…


E diel, 1 Tetor 2023

Autor: Benjamin Krasniqi

Se Serbia është shtet kriminal dhe nuk ka ndërruar asgjë që nga koha e kriminelit Millosheviç, kjo është ditur gjithmonë, por është bër botërisht e ditur me 24 shtator
2023.

Vrasja e një polici është akti më i rënd që mund t’i ndodhë një shteti. E sidomos kur vrasja bëhet nga grupe paramilitare.

Me 24 shtator 2023 është vra një polic i Rep. së Kosovës, duke u munduar që të vë rend dhe ligj në veri të vendit.

Fajtor për këtë akt të rënd nuk janë vetëm ata që kanë shti direkt në trupin e policit, por fajtor janë të gjithë ata që për muaj me radhë kanë kundërshtuar çdo akt të qeverisë së Kosovës e cila ka tentuar të vë rend dhe ligj atje.

Grupet kriminale përveç që janë të financuara materialisht nga Serbia, të armatosura nga ushtria serbe, e të motivuara nga politika gjenocidiale serbe, të bekuara nga kisha ortodokse serbe, janë motivuar edhe nga deklaratat dhe qendrimet e akterëve opozitarë dhe analistëve nëpër studiot televizive në Prishtinë.

Për këtë sulme terrorist që nuk është vetëm sulm, por atak direkt mbi republikën, duhet të kërkohet përgjegjësi jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në Prishtinë. Madje më shumë duhet të kërkohen motivet në Prishtinë.

Politikan të caktuar e kanë legjitimuar kryeterroristin Radojçiq, duke e pritur nëpër takime zyrtare e jozyrtare, nëpër zyre qeveritare e vila private. Nëse asgjë nuk mund të bëj shteti, në këtë rast gjykata, mund të bëj populli i cili duhet t’i ndëshkoj shumë rënd me votë.

Përkundër disa politikuajve e analistëve, që e kanë fajsuar qeverinë me rastin e sulmit terrorist serbë mbi Republikën e Kosovës, populli i Kosovës e ka dëshmuar edhe një herë se e mbështet fuqishëm qeverinë dhe policinë e Kosovës, në secilin akt për shtrirjen dhe mbrojtjen e sovranitetit në atë pjesë të Kosovës.

Tashmë është bër zyrtarisht e ditur që Radojçiq, që është nënkryetar i Listës Serpska, ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin terrorist të 24 shtatorit. Kosova duhet me urgjencë të shpallë organizat terroriste Listen Serpska dhe të kërkoj anuloj marrëveshjen e Brukselit të nënshkruar në vitin 2013, që ka themeluar këtë parti të shndërruar në organizat kriminale. Po ashtu qeveria e Kosovës duhet të kërkoj nga parlamenti i republikës që të bëj ndryshimet kushtetuese për heqjen e eksterritorialitetit për kishat dhe manastiret serbe, të cilat siç edhe u e dëshmua, janë bazë ushtarake për paramilitarët dhe terroristët serbë.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: