Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pas dy muajsh në arrati, arrestohet i dyshuari për grabitje

Prizren Post | 15:16 - 17.07.2018

Prizren – Policia në Prizren ka bërë të ditur se pas një hetimi dymujor ka arritur që të gjejë vendqëndrimin e të dyshuarit B.B, i cili ishte në arrati që nga data 19 maj.

I dyshuari në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë kishte tentuar të kryejë grabitje në një shtëpi në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Për t’i ikur ndjekjes policore i dyshuari kishte marrë me qira një banesë në “Breg të Diellit”, njofton Klan Kosova.

Gjatë bastisjes së banesës janë gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me pesë karikatorë me gjashtëdhjetë fishekë, një pistoletë e zezë e kalibrit 7.65mm me pesë fishekë, një maskë e zezë, një sprej “AMERICAN NATO”, tri palë pranga plastike, çelësa të automjetit e gjësende tjera me interes për hetime.

Lidhur me gjetjet është informuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor.


Etiketa:
Arivisti Company