Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pas shpërndarjes së Kuvendit, vendi do shkojë në Zgjedhje

Prizren Post | 14:31 - 22.08.2019

PRISHTINË – Më 89 vota për , 1 kundër dhe 2 abstenime, deputet e Kuvendit të Kosovës vendosën për shpërndarjen e VI të legjislaturës së Kuvendit.

Memli Krasniqi nga PDK në emër të 98 deputetëve ka paraqitur mocionin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Kadi Veseli e hodhi në votim propozimin e grupit prej 98 deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë (6) të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të pranishëm në seancë ishin 106 deputetë.

Para votimit shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, VV-,së, PSD-së, AAK-së, dhe Nismës, kanë kërkuar që të mos bëhet debat rreth legjislaturës së VI dhe të mos vonohet votimi për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Ata kanë propozuar që vetëm shefat e grupeve parlamentare të flasin rreth qëndrimit të grupit dhe të mos zgjatet me debat.

Nga tash vendi edhe zyrtarisht ka shkuar në zgjedhje të parakohshme të cilat duhet të shpallen nga presidenti Hashim Thaçi.

Legjislatura e gjashtë e Kuvendit, e cila u karakterizua për mungesa të shpeshta kuorumi, u konstituua më 3 gusht 2017, njofton Telegrafi.


Etiketa:
Arivisti Company