Pas zgjedhjeve në BE për Maqedoninë do të bëhet edhe më keq!


E premte, 23 Maj 2014

Shkup – Zëvendëskryesuesi i Komisionit për Bashkimin Evropian në Bundestagun gjerman, Hajnc-Johaim Barhman nga SPD-ja, ka thënë se edhe pas zgjedhjeve evropiane zgjerimi i BE-së dhe rruga e Maqedonisë do të jenë edhe më të vështira.

Në pyetjen se si do të ndikojnë zgjedhjet parlamentare evropiane në zgjerimin e BE-së dhe në rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit, Barhman ka thënë se më shumë në BE shtete e mabjnë krahun e Greqisë.

“Rreth Maqedonisë, të gjithë janë disi në anën e Greqisë. Thënë sinqerisht për momentin jam skeptik edhe atë nga një arsye e thjeshtë, pasi shohim se SYRIZA greke sigurisht ka më shumë përparësi, kurse në tokën greke kjo force nuk është ndonjë aleat i pakushtëzuar i BE-së. Prandaj edhe jam skeptik se do të ketë mundësi më të lehta që do ta shpejtojnë anëtarësimin e Maqedonisë në BE”, tha për DW, Barhman transmeton “Zhurnal”.

Ai ka shtuar se edhe në Gjermani, por edhe në shtetet tjera, flasim se forcat nacionale (partitë), dhe jo ato proevropiane, çdo ditë e më shumë do të forcohen në Parlamentin Evropian.

“Duke e pasur këtë parasysh, mund të supozoj se ata nuk do të insistojnë në zgjerimin e shpejtë të BE-së. Ky është një problem i madh dhe besoj se i gjithë procesi do të jetë edhe më i vështirë pas zgjedhjeve. Më vjen keq, por këta janë lajme jo të mira”, tha Barhamn./zhurnal/

Të fundit