Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pavarësisht paralajmërimeve, vendet e Europës nuk kanë dëgjuar

Prizren Post | 08:45 - 29.03.2016

Stamboll – “Ne po përpiqemi të ngushtojmë hapësirën e terroristëve dhe jo hapësirën e lirisë së qytetarëve tanë. Të gjitha masat që ne kemi marrë janë në kuadër të këtij qëllimi” ka thënë presidenti Erdogan.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Hulusi Akar dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, İsmet Yılmaz në një fjalim të mbajtur gjatë një vizite në Komandën e Akademive Ushtarake në Stamboll u shpreh se Turqia është një vend i cili mbron në mënyrën më të shëndetshme balancën liri-siguri, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan ka vënë në dukje se që nga nisja e operacioneve e deri më sot kanë rënë dëshmorë 355 persona nga të cilët 215 ushtarë, 133 policë dhe 7 ruajtës lokalë. Ai u shpreh se: “Deri më sot brenda dhe jashtë vendit kemi neutralizuar 5 mijë e 359 terroristë nga të cilët përfshihen të vrarë, të plagosur dhe të arrestuar. Por kjo nuk e ndryshon të vërtetën që dhimbja për martirët tanë të vazhdojë të na djegë zemrat”. Gjithashtu ka uruar mëshirën e Allahut për të gjithë martirët që kanë rënë dëshmorë gjatë këtyre operacioneve.

– “Turqia, vend i cili mbron në mënyrën më të shëndetshme balancën liri-siguri”-

Duke vënë në dukje se kjo periudhë po paraqet nga shumë pikëpamje vështirësi për Turqinë duke e sprovuar atë me sprova kritike Erdoğan ka transmetuar se njëra prej këtyre çështjeve është se si do të ofrohet sigurimi i balancës liri-siguri.

Erdoğan duke theksuar se Turqia është vendi i cili mbron në mënyrën më të shëndetshme balancën liri-siguri u shpreh: “Sepse ne po përpiqemi të ngushtojmë hapësirën e terroristëve dhe jo hapësirën e lirisë së qytetarëve tanë. Të gjitha masat që ne kemi marrë janë në kuadër të këtij qëllimi”.

– “Nuk e pranoj lirinë për të bekuar terrorizmin”-

Duke vënë në dukje se nuk e pranon bekimin e terrorizmit, lartësimin e terroristit dhe lirinë për të treguar si legjitime aktet terroriste Erdoğan tha: “Zbukurimet për organizatën terroriste separatiste në Turqi dhe të organizatave të tjera terroriste, a mund të provoni ti bëni të njëjtën gjë në Perëndim për një organizatë terroriste që operon në ato vende? bëjini, provojini njëherë dhe do e shikoni se çfarë ju pret”.

“Ne, pavarësisht terroristëve dhe forcave të brendshme e të jashtme që japin çdo mbështetje ndaj tyre, do të vazhdojmë të ecim në rrugën tonë pa devijuar nga demokracia, shteti ligjor dhe të drejtat e njeriut. Për këtë ne nuk kemi nevojë për mbështetje dhe sugjerime. Ne këtë nuk e bëjmë se dëshirojnë të tjerët, por ne e bëjmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë se populli ynë e meriton”- u shpreh Erdoğan.


Etiketa:
Arivisti Company