E mërkurë, 17 Maj 2017
Prishtine – Drejtoresha e Zyrës për Regjistrimin e subjekteve politike në KQZ, Miradije Mavriqi, ka konfirmuar se në këtë institucion është dorëzuar për regjistrim koalicioni PDK-AAK-NISMA.
Edhe zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, ka konfirmuar një koalicionin PDK-AAK-NISMA.
Formularin për lidhje të koalicionit mes këtyre tri partive e ka dorëzuar përfaqësuesi nga AAK Valon Tolaj.
Ndërkohë, së shpejti pritet që të bëhet zyrtare edhe nga subjketet politike koalicioni i lidhur në mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën.
Një zyrtar i lartë i PDK-së tha se marrëveshja është arritur, vetëm se pritet që edhe të bëhet zyrtare.
Edhe Pal Lekaj i ka thënë Telegrafit se do të ketë koalicion PDK-AAK-NISMA, por nuk ka dhënë detaje tjera.
Aleanaca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur një konferencë shtypi për orën 01:00.
Etiketa: AAK, Aktuale, Koalicion Parazgjedhor, Koalicioni, Kosovë, NISMA, PDK