Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Peci: Kosova do të komunikojë pa fusnotë me Serbinë

Prizren Post | 11:06 - 16.06.2013

“Jemi marrë vesh që në komunikimin e ndërsjellë të përdorim simbolet shtetërore të vendeve tona, ndërsa në memo do të jetë vetëm ‘Qeveria e Kosovës’ dhe ‘Qeveria e Serbisë’ dhe pa fusnotë, me reciprocitet të plotë”, ka thënë ambasadori Lulzim Peci, zyrtar ndërlidhës i Kosovës në Serbi. “Marrëveshja parasheh mbajtjen e të gjitha simboleve shtetërore në zyrat tona të punës”, shkruan sot Koha Ditore.

Mesidtën e së hënës ambasadori Lulzim Peci me një asistent dhe shofer, do të nisin në Beograd një mision, që për Kosovën ka karakterin diplomatik.

Të njëjtën ditë në Prishtinë do të vendoset zyrtari ndërlidhës i Serbisë, Dejan Paviçeviq, po kështu me një asistent e një shofer.

Serbia refuzon ta quajë mision diplomatik këtë që do ta vendosë në Kosovë. Kjo, pasi Kosovën e di për territor të sajin.

Shkëmbimi i zyrtarëve ndërlidhës do të bëhet saktësisht 14 vjet pasi Serbia shpalli kapitullimin nga një luftë e përgjakshme në Kosovë.


Etiketa:
Arivisti Company