Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pejë: Hajnat vjedhin 4000 euro para dhe stoli në vlerë 2500 euro

Prizren Post | 11:58 - 11.01.2016

Pejë – Dje gjatë ditës, në rrugën “Naim Frashëri”, në Pejë ka ndodhur një vjedhje e rëndë, ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.

Viktima ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur 4000 euro para të gatshme si dhe stoli ari në vlerë 2500 euro.

Gjithashtu behët e ditur se njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.


Etiketa:
Arivisti Company