Pele: Ylli i botërorit? Do të jetë Fred!


E enjte, 22 Maj 2014

Rio de Janerio – Legjenda braziliane Pelle foli për Kupën e Botës që do zhvillohet nga data 12 Qershor deri në 13 Korrik pikërisht në vendlindjen e tij. I pyetur nëse kompeticioni që do të mbahet në Brazil mund të jetë më I mirë nga ana organizative se Botërori që u zhvillua në Gjermani në vitin 2006, tre herë fituesi I Kupës së Botës u përgjigj në këtë mënyrë.

“ Jo unë nuk mendoj se ky Botëror mund të jetë më I mirë se ai që u zhvillua në Gjermani. Për nga niveli mendoj se do të jenë afërsisht të njëjtë, me ndryshimin e vetëm se këtu në Brazil ky kompeticion përjetohet me më shumë emocion. Një gjë është e sigurtë se Botërori është një kompeticion shumë I rëndësishëm për të gjithë botën por akoma më shumë për ne brazilianët pasi do ta luajmë turneun në shtëpinë tonë. Përsa I përket favoriteve mendoj se Gjermania ka një ekip të mirë dhe sëbashku me Spanjën janë dy nga pretendentet. Megjithatë edhe Brazili ka një shans të mirë pasi ka në përbërje futbollistë me emër. Do të ishte me të vërtetë fantastike që vendi im të shkonte në finale dhe të përballej aty pikërisht me Gjermaninë”.

Por cilët do të jenë sipas Pelles futbollistët që do të shkëlqejnë në këtë kampionat Botëror?

“ Kjo është dicka e vështirë për tu thënë pasi mund të të ndodhë që të surprizohesh më pas. Këtu në Brazil të gjithë flasin për Neymar, një futbollist I ri që ka dalë nga ekipi im Santos, megjithatë mendoj se edhe Fred është një qëndërsulmues shumë I mirë dhe ndoshta ai mund të jetë ylli I këtij Botërori. Është edhe Lionel Messi dhe sigurisht ne nuk mund ta harrojmë atë, edhe Cristiano Ronaldo është një futbollist I shkëlqyer. Gjithsesi futbolli është I mbushur me surpriza dhe është shumë e vështirë të përcaktosh se kush mund të jetë ylli I kësaj Kupe Bote, I sigurt është fakti që në Botëror do të luajnë shumë futbollistë të mëdhenj”./zhurnal/

Etiketa:
Të fundit