Penalltia e Ronaldos i jep fitoren Juventusit


E shtunë, 15 Dhjetor 2018

Juventusi mori sot fitoren e 15 në 16 javë të kampionatit, pasi triumfoi në derbin ndaj Torinos me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 70 të takimit me 11-metërsh. Kjo bëri që ata tani të ngriten 11 pikë larg Napolit në krye të tabelës.

Derbi i Torinos ishte një “luftë e vërtetë” dhe për këtë merita i takon skuadrës së Mazzarrit, që u përball si e barabartë me bardhezinjtë, duke kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme portën e Perin.

Gjithsesi fati i sfidës u vendos në minutën e 70’, kur një ish juventin si Simone Zaza gabon gjithçka në një kthim topi, dhe e detyron portierin e Torinos, që të shkaktojë penallti, duke ndërhyrë keq ndaj Mandzukic.

Cristiano Ronaldo ekzekuton 11-metërshin, duke e dërguar në rrjetë, ndonëse portieri i Torinos kuptoi krahun dhe preku topin, por nuk arriti t’i ndryshojë udhë, ndërsa portugezi u bë protagonist edhe i një gjesti antisportiv, duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

Etiketa: , , ,
Të fundit