Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Peqin, aksident, i preu rrugën një automjeti, humb jetën 23 vjeçari

Prizren Post | 10:16 - 30.07.2013

PEQIN – Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së hënës (29.07.2013), në aksin rrugor Elbasan-Peqin, si pasojë ka humbur jetën një 23 vjeçar nga Peqini.

23 vjeçari Vladimir Alsinja po udhëtonte me një motokorrëse bari kur duke dalë nga një rrugë dytësore për në aksin rrugor Elbasan-Peqin i ka prerë rrugën një automjeti tip “Wolksvagen Tuareg” e cila e ka përplasur. Si pasojë e përplasjes nga automjeti i riu ka humbur jetën në vend.

Automjeti tip “Wolksvagen Tuareg” me targa anglze që pëplasi 23 vjeçarin, drejtohej nga shtetasi Enver Gjini i cili pas aksidenti është shoqëruar për në Komisariatin e policicë së Peqinit për tu marrë në pyteje.

Policia e Peqinit ka shkaur në vendngjarje dhe grupi i ekspertëve po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Etiketa:
Arivisti Company