E shtunë, 19 Shtator 2015
Policia e Kosovës, vetëm brenda 24 orëve ka arrestuar 30 persona. Të njëjtit, sipas policisë, dyshohet se kanë kryer apo janë të involvuar në vepra të ndryshme penale.
Ndërkohë, sipas statistikave të përgjithshme të policisë, përveç 30 të arrestuarve, në mbajtje janë 11 persona, raporton lajmi.net.
Nga ana tjetër, për 24 orë sa i përket aksidenteve, një person ka ndërruar jetë, 11 aksidente me të lënduar, ndërsa janë 34 aksidente pa të lënduar.
Në raportin e policisë thuhet se janë 957 gjoba trafiku që janë shqiptuar gjatë periudhës 24 orësh.