Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Për krimet në Has, përgjegjës Vlatko Vukoviq dhe ushtarët e batalionit të tij (Dokument)

Prizren Post | 15:12 - 22.11.2015

Prizren – Ushtarët e batalionit të dytë të motorizuar, 549, të udhëhequr nga Vlatko Momir Vukoviq, në fshatrat e komunës së Prizrenit, burrat dhe djemtë e rinj i kishin rrahur brutalisht dhe detyruar të hanë bari, kurse gratë dhe të rejat i kishin dhunuar.


Rreth 100 gra dhe të reja të një grupi të Lubizhdës së Hasit dhe fshatrave rreth saj ishin ndarë prej grupit dhe ishin dhunuar para anëtarëve të familjeve të tyre nga ushtarët e Vukoviqit.

Tre ditë më vonë, më 15 prill 1999, ushtarët e tij kishin ndarë edhe një grup tjetër prej 38 shqiptarëve, të mbyllur në dy shtëpi në lagjen Tanaj te Dedajt e Lubizhdës dhe i kishin dërguar në drejtim të panjohur, transmeton Republika.info.

Këta 38 shqiptarë dyshohet se ishin vrarë më 26 prill 1999.

Vlatko Momir Vukoviq, i lindur më 15 gusht të vitit 1960 në Kovin, ndonëse dihet s’e është përgjegjësi kryesor i këtyre krimeve brutale në fshatrat e Hasit të Prizrenit, ai ende sillet i lirë nëpër Serbi. E përkundër që ka dëshmitarë të krimeve të Vukoviqit dhe ushtarëve të tij, Republika.info mëson se ndaj tij ende askush nuk ka ngritur aktakuzë.

Duke dëshmuar për krimet seksuale dhe masakrat e popullatës civile në komunën e Prizrenit në vitet 1998-1999, nënkoloneli serb Lakiç Gjoroviq kishte pranuar se këta 38 shqiptarë ishin vrarë dhe varrosur nga ushtarët diku në një varrezë sekrete masive.

Republika.info ka siguruar librezën ushtarake dhe dosjen personale të Vukoviqit dhe në të ardhmen e afërt mëson se do të niset edhe një proces hetimor për krimet e tij të luftës.

Zyrtarë ndërkombëtar për të drejtat e njeriut janë duke ia përgatitur dosjen dhe në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare dhe aktivisten Natasha Kandiq, pritet që së shpejti të nisin edhe një proces kundër Vukoviqit.

Vukoviq i ishte bashkuar shërbimit ushtarak të Jugosllavisë në vitin 1983. Ai kishte shërbyer dy herë si komandant i batalionit të dytë të motorizuar “A”, fillimisht nga 4 gushti i vitit 1998 dhe më pas nga 1 janari 1999, deri më 24 prill 2000.

Vlatko_Vukoviq_1_2-1

Vlatko_Vukoviq_2_2


Arivisti Company