E hënë, 17 Mars 2014
Qindra qytetarë për çdo muaj po e lënë Kosovën duke ikur drejt vendeve të Bashkimit Evropian, për të kërkuar “Tokën e premtuar”.
Edhe pse shumica janë të vetëdijshëm se mundësia për të fituar statusin e qëndrimit në ndonjë shtet të Evropës është minimale, ose thënë thjesht “zero”, ata pra po e marrin “botën në sy” me shpresën për të jetuar më mirë.
Shumë qytetarë tregojnë për vuajtjet që i përjetojnë gjatë ikjes ilegale, madje dhe kur shkojnë në BE jetojnë si klandestinë, nën ura e në qiell të hapur, bën të ditur “Zëri”.
Megjithatë duket se nuk ka “shteg” që i ndal kosovarët për të ikur në vendet e Bashkimit Evropian, Francë, Belgjikë etj./shekulli/
Etiketa: ikja, Kosovë