Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Përfaqësuesi Special i BE-së përfundon mandatin më 2017

Prizren Post | 23:22 - 28.01.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Shërbimi Diplomatik i Bashkimit Evropian ka vendosur që në shkurt 2017 të përfundojë mandatin e Zyrës së Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë.

RTK
Vendimi është marrë në parim dhe shefi i zyrës Samuel Zhbogar dhe stafi i tij tashmë janë njoftuar për vendimin.

Nga shkurti 2017 Shërbimi i Jashtëm i Veprimit, i Bashkimit Evropian pritet ta përfundojë mandatin e njërit nga nëntë prej përfaqësuesve Special të BE-së në botë.

Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë është paralajmëruar në fund të vitit të kaluar se mandati i saj përfundon në shkurt të vitit të ardhshëm.

Dinka Zhival zëdhënëse e kësaj Zyre në Kosovë, i ka thënë Radio Kosovës se Shërbimi Diplomatik i Bashkimit Evropian po diskuton akoma mandatin e Përfaqësuesit Special në Kosovë, pas vitit 2017.

Përfaqësuesit special të BE-së zakonisht vendosen në vendet e cilësuar në kriza dhe jo stabile. Deri më tani edhe Kosova është trajtuar me të njëjtat standarde.

I themeluar në vitin 2011, sipas traktatit të Lisbonës, Shërbimi i Jashtëm i Veprimit i Bashkimit Evropian (EEAS), aktualisht ka të mandatuar nëntë përfaqësues specialë në vende të ndryshme të globit. Këta përfaqësues evropianë promovojnë politikat dhe interesat e BE-së në vendet dhe vatrat e trazuara dhe luajnë një rol aktiv në përpjekjet për të vendosur paqen, stabilitetin dhe sundimin e ligjit.

Nën këtë mision BE, ka të vendosur përfaqësuesit special: për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, për Sahel, Azinë Qendrore, Afrikën Lindore ose Bririn e Afrikës, Kaukazin Jugor dhe krizën në Gjeorgji, Afganistanin, Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën dhe një përfaqësues special për të Drejtat e Njeriut.

Po ashtu ky Shërbim ka të akredituar 139 delegacione evropiane që përfaqësojnë dhë bëjnë diplomacinë e BE-në nëpër botë.

Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë u vendos në shkurt të vitit 2008 kur shefi Zyrës Civile Ndërkombëtare, si mbikëqyrës i pavarësisë së vendit ,holandezi Piter Faith kryente në të njëjtën kohë edhe atë të përfaqësuesit Special të BE-së. Pas kësaj periudhe në krye të vetëm Zyrës së Përfaqësuesit Special ishte italiani Fernando Gjentilini dhe më vonë slloveni Samuel Zhbogar.


Etiketa:

Bëni një koment