Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Përfaqësuesja e Kosovës grumbullohet për ndeshjen me Kroacinë

Prizren Post | 15:45 - 21.09.2016

Bunjaku tashmë e ka të qartë se në cilët lojtarë do të mundë të llogarisë për ndeshjen me kroatët.

Ai e ka përpiluar thuajse tërë listën dhe tregon se Kosova do të grumbullohet në Kosovë, pasi kjo iu bën më mirë futbollistëve.

“Loja është në Shqipëri, por ne do të mblidhemi në Kosovë nga dy deri më katër tetor. Ndoshta rruga pak na merr energji, por qëndrimi në Kosovë do të na japë energji shtesë. Ka mundësi që ushtrojmë në stadiumin e Feronikelit”, ka thënë Bunjaku për Zërin.

“Tashmë ka ardhur edhe mbyllja e listës. Është krijuar ekipi, kryesisht ai që ishte në ndeshje me Finlandën, aty këtu me ndonjë lëvizje. Kemi konkurrencë dhe kjo është një gjë e mirë për Kosovën”, vijoi ai.

Ajo që e brengos Bunjakin është fakti se nuk është vendosur ende se ku do të zhvillohet ndeshja me Ukrainën.


Arivisti Company