Përfundon seanca ndaj infermiereve, prokuroria kërkon paraburgimin e tyre


E enjte, 3 Nëntor 2022

PEJË – Në Gjykatën Themelore në Pejë, ka përfunduar seanca gjyqësore për ër shqyrtimin e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tri të dyshuarve për sulmin ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë.

Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimin për të tri të dyshuarat të cilat janë të përfshira në rrahjen e së moshuarës.

Pas përfundimit të seancës nuk janë deklaruar as nga prokuroria e as nga avokatët mbrojtës.

Vendimi i trupit gjykues pritet të bëhet publik në orën 20:00./RTV Dukagjini/

Etiketa: , , ,