Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Përkujtohet 23 vjetori i Betejës së Pashtrikut

Prizren Post | 18:16 - 14.12.2021

PRIZREN – Beteja e Pashtrikut ishte një prej betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo ndodhi në vendin e quajtur “Likenet e Hasit” në Pashtrik.

Sot u shënua përvjetori i 23-të i Betejës së Pashtrikut nga dhjetëra veteranë e familjarë të të rënëve dëshmorë të lirisë. Bashkë me ta ishin edhe kryetarët e sapozgjedhur të Prizrenit dhe Rahovecit, Shaqir Totaj dhe Smajl Latifi.

“Lufta e tyre heroike me në krye komandantin Mujë Krasniqi frymëzoi popullin tonë për të vazhduar deri në fund betejën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Guximin e sakrificën e tyre do ta përkujtojmë e lartësojmë gjithnjë. Lavdi veprës së tyre heroike!” – tha Totaj.


Etiketa:

Bëni një koment