70 vjetori i krimeve serbe mbi shqiptarët dhe boshnjakët e Pazarit të Ri


E shtunë, 6 Shtator 2014

Me manifestime të shumta në Pazarin e Ri po shënohet 70 vjetori i krimeve të tmerrshme të kryera nga autoritetet komuniste ndaj popullatës myslimane të Pazarit të Ri. Edhe pse në mesin e viktimave ka pasur shumë shqiptarë, ky përvjetor po mbahet pa pjesëmarrjen e tyre.

Ismet Azizi

“Haxhetinuk është e drejtë e askujt, Haxhet i nuk mund të jetë objekt i pazarllëqeve . Haxheti është vend i të gjithë boshnjakëve të ndërgjegjshëm. Para 70 viteve ishte vendi i skllavërimit, sot mund të jetë vendi i fillimit të ngritjes sonë. Kësaj here varet nga ne”.
Bashkësia Islame e Sanxhakut në bashkëpunim me Bashkësisë Demokratike Boshnjake dhe Universitetin Ndërkombëtar të Pazarit të Ri organizojnë manifestimin shumë-ditor “Ditët Haxhetit”, gjegjësisht 4 shtatorit ditës së dëshmorëve të Sanxhakut.
Manifestimi disa ditorë “Ditët e Përkujtimit të shehitëve të Haxhetit”, u hap në Sallën e Madhe të Meshihatit të BI me promovimin e romanit “Hera e tretë” të autorit NijazTurkoviq.
Në promovim përveç përfaqësuesve të bashkësisë islame, të udhëhequr nga presidenti Meshihatit, Dr. Mevlud Ef. Dudiq, morën pjesë edhe përfaqësues të BDB të Sanxhakut, i kryesuar nga Dr. Jahja Fehratoviq, si dhe përfaqësues të Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Vasvi Gusinac, përfaqësues tjerë fetarë, politik dhe publik të Sanxhakut. Tubimi filloi me këndimin e El-Fatih-hasë, për të gjithë dëshmorët e ekzekutuarit në Haxhet. Në tubim mori pjesë edhe Sulo Muratovi i cili ishte edhe ai vetë viktimë torturës policore të viteve të nëntëdhjeta.

Bashkësia Islame në bashkëpunim me BDB-në, me seri të manifestimeve do të tregojnë se sanxhaklinjtë nuk do të lejojnë veten të jenë viktima të askujt.
Presidenti i Meshihatit, Dr. Ef Mevlud Dudiqe hapi manifestimin dhe theksoi se pas 70 viteve të krimit në Haxhet secili njeri që është i vetëdijshëm do të merr pjesë në këtë manifestim. Ekzekutimi i njerëzve të pafajshëm në Haxhet ka ndodhur vetëm pse ishin myslimanë
“Ne sot nga këtu bëjmë me dije se jemi pjesë e tyre, pjesa mbi të cilën ata kaluan e që është trupi jonë. Ne sot i përkujtojmë me dhimbje,trishtim dhe vuajtje. Ne si myslimanë, të kombit boshnjak, kurrë nuk do të heshtim për ateqë ka ndodhur para 70 viteve në Haxhet, në vitete90-ta dhe për atë që po ndodhë sot. Do ta ngrisim zërin tonë kundër gjithë atyre të cilët duan të rrënojnë”.

Ajo që ju ka ndodhë atyre është sfidë e cila zgjatë 100 vite. Muftiuu bëri thirrje të gjithëve për të kuptuar këtë manifestim si një projekt të myslimanëve, ymetit të Profetit, dhe fateve të tyre.

Ata që nuk janë të vetëdijshëm se çka ka ndodhur në Hadxhet atëherë nuk është diçka në rregull me të. Jam shumë i sigurt se shumica e boshnjakëve janë të vetëdijshëm për atë që ka ndodhur në Haxhet dhe se kemi dhimbje të madhe për këto padrejtësi që na ka ndodhur.”
Dr. Admir Muratovi tha se libri iu referohet boshnjakëve, Peshterit, atyre të cilët qëndruan drejtë përballë kriminelëve, siç qëndrojnë minaret e xhamisë në Delimegjë. Romani bënë fjalë për torturat policore të vitit 1953, e që njësoj është përsëritur edhe në vitin 1993.
Shkak i gjenocidit është vetëm urrejtja, në përhapjen e së cilës rol të madh ka luajtur Kisha Ortodokse Serbe.

Autori i librit, Nijaz Turkoviq,u shpreh së është shumë i emocionuar për shkak të vizitës së vendlindjes së tij. Ai të pranishmëve iu rekomandoi :
“Askush nuk kërkon nga ne që të jemi të një bindjeje politike, por ka diçka që është identitet kulturor dhe shpirtëror, mos lejoni për allahun, që dikush tua prekë.”
Dr.Mevlud Ef.Dudiq dhe BDB bënë thirrje,pa marrë parasysh bindjeve politike, dhe shumë ndasive, që sa më shumë njerëz të marrin pjesë në manifestimin e organizuar me rastin e ditës së dëshmorëve 4 shtatorit.

Ditën e Dytë të Manifestimit u dëshmua se dëshmorët Haxhetit nuk janë harruar dhe kurrë nuk do të harrohen.

Të enjten nga sheshi i Gazi Isa Beut u marshua drejt Haxhetit, në vendin ku janë kryer ekzekutimet komuniste, nga mijëra myslimanë të Sanxhakut për të kënduar lutjen të ekzekutuarve.
Pikërisht para 70 viteve në këtë vend u ekzekutuan njerëz të elitës vetëm për shkak se nuk ishin serbë!

Në krye të kolonës ishin përfaqësuesit e lartë të Bashkësisë Islame. Kolonën e kanë përcjell të rinj të veshur me uniforma ushtarake të kombinuar me ato kombëtare boshnjake me fesa të kuq në kokat e tyre për ti dhënë një pamje solemne.

Pohod_na_Hadzet_sept_4_2013_1

Manifestimi vazhdon edhe ditën e premte me promovimin elibrit e librit “Festat e Përgjakshme ” të autorit Murat Mahmutoviq. Me këtë rast do të flasin Malik Nuroviq, Dr. Admir Muratoviq dhe autori Murat Mahmutoviq.

Ndërsa ditën e shtunë do të shfaqet premiera e filmit “ Sa i lartë është qielli” (“Koliko visiko je nebo”), i reporterit të luftës Sulejman Muolomeroviq.

Dita e Marshimit në Haxhet është përcaktuar para katër viteve. Popullata e Sanxhakut, nën udhëheqjen e prijësve fetar, më 4 shtator të viti 2010, u përplasen me forcat speciale policore serbe, me qëllim të mbrojtjes së pasurisë së vakëfit nga grabitja dhe në mbrojtje të hapësirës ku të parët e tyre janë ekzekutuar dhe varrosur në një varr masiv.

pohod-na-hadzet-24

Të përkujtojmë se pas depërtimit të forcave partizane-jugosllave në këto treva, prijësi kryesor i kësaj treve, Aqif Efendi Blyta, me prejardhje nga Gjakova, iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në Gjakovë, të cilët pastaj e dërguan në Pazarin e Ri dhe pas torturave mizore, bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, Ahmet Dacën, dhe tre djemtë e tij dhe shumë përkrahës dhe të afërm të tij, u ekzekutuan në Haxhet (pra në lagjen e sotme të Pazarit të Ri) me 21 janar 1945 nga OZN-a jugosllave.

Të shpresojmë se në të ardhmen, në shënimin e kësaj date shumë të rëndësishme për të kaluarën tonë historike, të marrin pjesë, nëse jo nga strukturat qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës, të paktën pasardhësit, gjegjësisht, familjarët e këtyre viktimave.

Etiketa: , , ,
Të fundit