Përplasje mes vendorëve dhe ndërkombëtarëve për drejtorin e ri të AKP-së


E mërkurë, 22 Janar 2014

Prishtinë, 22 janar – Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbetet pa drejtor menaxhues më 26 janar, kur edhe i skadon mandati drejtorit aktual, Shkëlzen Lluka. Bordi i AKP-së do të takohet më datën 31 janar, në të cilën pritet të vendoset për drejtorin e ri.

Aktualisht ka ndarje të thella në mes të anëtarëve ndërkombëtarë dhe të atyre vendorë për emrin që duhet të drejtojë AKP-në. “Koha Ditore” ka raportuar se në mbledhjen e muajit dhjetor, anëtarët vendorë të bordit të AKP-së ishin të pajtimit që Driton Ujkani të udhëhiqte AKP-në në tre vjetët e ardhshëm. Por, kjo ishte kundërshtuar ashpër nga anëtarët ndërkombëtarë të bordit. Ata madje kanë kërcënuar edhe me dorëheqje në rast se tentohet votimi kontrabandë në bordin e AKP-së. Dorëheqjet eventuale e tyre do ta paralizonin këtë institucion.

Etiketa:
Të fundit