Pesë ekipe luftojnë për titull në Ligën Premier


E diel, 28 Tetor 2018

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk ka dyshime se pesë skuadra janë të përfshira në luftën për titull në Ligën Premier.

City dhe Liverpool janë konsideruar si ekipe serioze për të fituar titullin, e kanë vetëm distancë dy pikëshe në tabelë.

Sidoqoftë, Chelsea, Arsenali dhe Tottenhami janë po ashtu larg vetëm dy pikë pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara.

Dhe, teksa City po bëhet gati të udhëtojë në Londër për t’u përballur me Tottenhamit, Guardiola ka pranuar se janë pesë ekipe në luftë.

“Nuk kam dyshime për këtë. Janë vetë mdy pikë mes katër ekipeve, pesë apo gjashtë. Të gjitha janë ekipe të forta”.

Etiketa: , , , , , ,
Të fundit