E premte, 12 Korrik 2013
Romë, 12 korrik – Largimi i anijes së përmbytur Costa Concordia nga ishulli italian Giglio, do të kushtoj 500 milionë euro, njoftoi të premten pronari i anijes, dikur, luksoze.
Tetëmbëdhjetë muaj pas katastrofës, kjo lundruese vazhdon të qëndroj e shtrirë në afërsi të bregdetit.
Ajo pritet të drejtohet gjatë muajit shtator, më pas të tërhiqet deri në port, dhe në fund të copëtohet e çmontohet.
Në korrik të vitit 2012, pronarja e anijes, kompania Costa Crociere, lajmëroi se largimi i lundrueses do të kushtoj 236 milionë euro. Në janar, vlerësimi ishte rritur në 400 milionë euro.
Banorët lokal presin me padurim që t’u largohet nga brigjet e detit anija e përmbytur, pasi e shohin me zymtësi dhe si rrezik për turizmin.
Anija Costa Concordia ngeci në shkëmbinjtë e bregdetit më 13 janar 2012.
Nga 4229 pasagjerë sa kishte në vete, 32 prej tyre vdiqën.
Gjykimi kundër kapitenit të anijes Francesco Schettino do të fillojë më 17 korrik.
Etiketa: Costa Concordia, Italia