Petrit Selimi: Zgjedhjet serbe nuk e shkelën Kushtetutën


E diel, 24 Prill 2016

Në Republikën e Kosovës nuk ka pasur zyrtarë të KQZ-së së Serbisë dhe nuk është shkelur Kushtetuta të Kosovës, por është ndërmjetësuar nga OSBE-ja, tha ministri në detyrë, Petrit Selimi për RTK-në.

Ministri në detyrë për Punë të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Petrit Selimi ka thënë se me mbajtjen e zgjedhjeve serbe parlamentare në Kosovë nuk është shkelur Kushtetuta e Kosovës, pasi nuk i është dhënë leje zyrtarëve të Këshillit Zgjedhor të Serbisë që të marrin pjesë në këtë proces.

Ai në një intervistë dhënë RTK-së, tha se Kosova nuk është përfshirë në organizimin e këtyre zgjedhjeve brenda territorit të Kosovës, mirëpo kjo gjë është ndërmjetësuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë.

“Në Republikën e Kosovës nuk ka pasur zyrtarë të KQZ-së së Serbisë dhe nuk është shkelur Kushtetuta të Kosovës, por është ndërmjetësuar nga OSBE-ja. Ne i kemi dhënë leje OSBE-së që të mbledh vota. Qeveria e Kosovës i nuk ka organizuar këto zgjedhje”, ka thënë Selimi.

Ndërsa, deklarimeve të opozitës se u shkel Kushtetuta me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, Selimi iu përgjigj duke thënë se opozita deklaron këtë gjë në secilën situatë dhe secilin situatë.

Etiketa: , ,