Piloti amerikan pranon islamin


E shtunë, 18 Qershor 2016

5763bf4f68ae9

Piloti ushtarak Petrie i Forcave Ajrore Amerikane, për momentin me mision në bazën ushtarake Incirlik në Turqi, ka zgjedhur islamin.

Sipas një lajmi që ka qarkulluar në median e Arabisë Saudite Petrie i shoqëruar edhe nga ushtarët saudit bëri Shehadetin (dëshmi) në xhaminë e bazës ajrore dhe u bë mysliman.

Në videon që qarkullon në internet dhe që është xhiruar në bazën ajrore “Incirlik” ushtarët e tjerë që dëshmojnë ngjarjen shfaqen teksa thërrasin “Allahu është më i madhi” (Allahu Ekber).

Pastaj ushtari amerikan i kthyer në mysliman duket teksa përqafohet me ushtarët sauditë që e përgëzojnë atë për këtë veprim.

Videoja është shpërndarë shumë shpejt në mediat sociale dhe ka ngjallur një interes të madh. /trt/