Piramidat dhe pazgjidhshmëria enigmatike


E shtunë, 26 Korrik 2014

EgyptandJordan2007027

Shumë arkeologë në SHBA, Angli dhe Gjermani, të cilët kërkojnë për të vërtetën dhe larg qëndrimeve fetare, politike dhe interesave materiale, janë të mendimit se ekziston një civilizim që ka depërtuar në të shkuarën e lashtë dhe të largët, i cili ka qenë i zhvilluar për shkaqe të panjohura. Hamendja shkon drejt kontinentit të zhdukur, Atlantis, i cili gjatë përmbytjes, shumë njerëz që arritën të shpëtonin u larguan drejt Egjiptit dhe ishin pikërisht ata që kanë ndërtuar piramidat marramendëse.

Pas zhdukjes së tyre përgjatë kohërave të gjata, ishin faraonët ata që trashëguan ndërtesat dhe gdhendën në to ç’ka dëshironin.

Shumë shkencëtarë të gjeologjisë kanë konfirmuar se analizat e bëra mbi shtresat e Sfeniksit tregojnë se ujërat e shumta kanë shkrirë shumëçka nga trupi i tij, kjo tregon se trupi i tij i ka kaluar periudhat e shirave, të cilat mbaruan afërsisht 11000 vjet përpara. Kjo tregon se koha e tij (Sfeniksit) nuk ka asnjë lidhje me periudhën e Faraonëve.

Disa prova inxhinierike:

Madhësia e gurëve të përdorur në ndërtimin e këtyre ndërtesave fillon nga 1m kub deri në disa metra kub në disa raste dhe pesha e tij mund të mbërrij deri në 1000 ton. Largësia mes vendit ku janë prerë gurët deri në vendin që janë vendosur mbërrin deri 650 km. Lartësia e ndërtesës në disa raste mbërrin deri në 160 metra.

Të gjitha këto janë bërë pa asnjë mjet. Përsa i përket pretendimeve të disa shkencëtarëve të antikës egjiptiane se janë përdorur litarë, apo punëtorë dore nga Faraonët, kanë bërë botën të qeshë. Ndërkohë gjatësia e popullit të Adit mbërrinte deri në 15 metra, siç na përcillet në disa transmetime islame dhe kjo gjatësi përputhet plotësisht me madhësinë e gurëve, të cilët nuk ishin veçse disa blloqe balte për ta./shekulli/