Pirateria në Kosovë: Luftë e zbehtë kundër IPTV-ve ilegale (VIDEO)


E martë, 10 Shkurt 2026
Pirateria në Kosovë: Luftë e zbehtë kundër IPTV-ve ilegale (VIDEO)

Çmimet e listave për IPTV i kanë “për toke”. Por, po të raportohet kjo veprimtari të organet e rendit, mirë s’do ta kenë fundin.

Kjo pasi shitësit e tyre i pret edhe burgu.

Ofertat e tilla, që lidhen me shpërndarjen e përmbajtjes televizive përmes internetit, janë shpeshtuar në edhe në Kosovë. Ndonëse veprimtaria është krejtësisht ilegale, raporton Klan Kosova.

Por, për të ofruar këto shërbime, duhet licencë e veçantë që lëshohet nga Komisioni i Pavarur i Medieve.  Këtë e posedojnë veç 13 operatorë ne Kosovë.

Kurse 19 sosh u identifikuan pas monitorimit se po funksionojnë kundërligjshëm veç në 5 vjetët e fundit.

Një ndër operatorët më të atakuar është ARTMOTION. Por këta s’ngelën duarkryq kundrejt kësaj veprimtarie.

Gjatë 2024-tës e 2025-tes u parashtruan 9 kallëzime penale, që përfshijnë 95 operatorë ilegalë të IPTV-ve.

E për këtë kërkohet aktivizim i organeve të ndjekjes.

Sipas njohësve ligjorë, kur licenca tejkalohet, masat shqiptohen nga KPM-ja. Ndërkohë për ata të palicencuar, rasti shkon deri në Prokurori duke u cilësuar si vepër penale e që pason edhe me disa vite burgim.

Së fundi, Prokuroria Speciale në koordinim me EUROPOL-in, zhvilluan një aksion gjigant të emërtuar si “Switch off” ku u goditën rrjete kriminale të kësaj veprimtarie në mesin e targeteve ishte edhe Petrit Bahtijari. /Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit