PK: Mbi 120 protestues të arrestuar


E martë, 27 Janar 2015

Screen Shot 2015-01-27 at 8.10.04 pm

Prishtinë – Në këto momente po vazhdon konferenca për media e ftuar nga Policia e Kosovës për të dhënë deklaratë për protestën e sotme. “Policia e Kosovës ka kërkuar takim me udhëheqësit e protestë, po ata nuk pranuan takim.” tha z. Maxhuni, shef i Policisë së Shtetit. Deri më tani Mazhuni tha se janë më shumë se 120 protestues të shoqëruar në stacionet e policisë. Poashtu ka pasur edhe 26 persona, qytetarë të rastit që kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare./Prizren Post/