E premte, 14 Nëntor 2014
Gjakovë – Një person është plagosur në Gjakovë, rreth orës 22:00, në afërsi të shkollës “Zekerja Rexha”. Ai ka marrë plagë në këmbë.
Një dëshmitar i rastit, i ka thënë portalit Koha.net se ngjarja ka ndodhur pas një tentim plaçkitjeje të një dyqani. I dyshuari nuk ka arritur qëllimin e tij.
Policia është parë shumë shpejt në vend të ngjarjes dhe ka filluar të marrë informata nga dëshmitarët, sepse të dyshuarit janë ende në arrati, transmeton koha.net.
Etiketa: Gjakovë, plagosje, Policia