E enjte, 25 Tetor 2018
PRIZREN – Qendra e Mjekësisë Familjare në Arbanë jep shërbime për 13,000 banorë dhe është njëra prej qendrave me numrin më të madh të vizitave mjekësore.
Për një qendër të tillë objekti ekzistues është i pamjaftueshëm prandaj duhet të zgjerohet. Njëra prej kërkesave të kësaj qendre është trajnimi i stafit për përdorimin e pajisjeve mjekësore, të cilat ekzistojnë në këtë qendër por nuk janë përdorë deri më tani.
Drejtoria e Shëndetësisë do të përkrahë të gjitha kërkesat e kësaj qendre, prej inventarit të imët e deri te mjetet elementare si fashat, shiritat për glikemi, tensiometri dhe kërkesat e tjera. Qendra e Mjekësisë Familjare në Arbanë shumë shpejt do të kompletohet me shërbime mjekësore për qytetarë.
Etiketa: Drejtoria e Shëndetësisë, Lagja Arbanë, Prizren