Platforma “Liria Ka Emër” që organizuan marshin: Ishin rreth 100 mijë


E shtunë, 12 Shtator 2026
Platforma “Liria Ka Emër” që organizuan marshin: Ishin rreth 100 mijë

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” e cila ka organizuar marshin e sotëm për liri, ka falënderuar të gjithë ata që kanë marrë pjesë.

Sipas organizatorëve, rreth 100 mijë qytetarë kanë qenë sot pjesëmarrës në Marsh.

Platforma Liria ka Emër” falënderon nga zemra rreth 100 mijë qytetarë që sot iu bashkuan Marshit për Liri në Prishtinë, duke e shndërruar kryeqytetin në një zë të fuqishëm për lirinë, drejtësinë dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës.

Qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, nga çdo komunë e Kosovës, si dhe bashkatdhetarë nga diaspora, marshuan sot së bashku, pa dallime, me një mesazh të vetëm:

Falënderojmë familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, bashkëluftëtarët, qytetarët, diasporën, artistët, sportistët, përfaqësuesit politikë, organizatat, bizneset, mediat, vullnetarët dhe secilin që kontribuoi që ky marsh të ishte një manifestim i madh, paqësor dhe dinjitoz.

Sot Kosova dëshmoi edhe një herë se kur bëhet fjalë për lirinë, për UÇK-në dhe për njerëzit që morën përgjegjësinë për vendin në ditët më të vështira të historisë sonë, ne dimë të bëhemi bashkë.

Marshi i sotëm ishte një mesazh i fuqishëm solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, por mbi të gjitha ishte një mesazh për të vërtetën, drejtësinë dhe historinë e Kosovës.

Tani sytë e Kosovës janë drejt 16 shtatorit.

Sot, rreth 100 mijë qytetarë folën me një zë.

Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!

Faleminderit secilit që marshoi për lirinë.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit