Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Polica e Kosovës e ndalon Vuçiqin të shkojë në Drenicë

Prizren Post | 11:01 - 09.09.2018

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Skenderaj – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pavarësisht ndalesës nga kryeministri Ramush Haradinaj, është nisur në drejtim të Drenicës për të vizituar fshatin Banjë të Skenderajt, por është kthyer mbrapsht nga Policia e Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe, Policia e Kosovës e ka ndaluar automjetin në të cilin është presidenti Vuçiq duke ia ndaluar të shkojë në Banjë, përcjell Telegrafi.

Gazeta serbe Novosti shkruan se presidenti Vuçiq është duke biseduar me policët, për të provuar të vazhdojë rrugën.

Pasi policia nuk i ka garantuar siguri në rrugën akternative për fshatin Banjë, presidenti Vuçiq është kthyer sërish në veri të Mitrovicës.

Pavarësisht vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që t’i revokojë lejen presidentit serb që të vizitojë fshatin Banjë të Skenderajt, Vuçiq ka vendosur të provojë të shkojë atje.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company