Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Policët e veshur si mjekë arrestojnë trafikantët e drogës në Tiranë

Astrit Shehu | 20:50 - 26.07.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës në një aksion të koduar “Konvikti”, i cili ka filluar prej ditësh dhe është mbyllur vetëm të shtunën pasdite ndërkohë që të premten paradite kanë filluar arrestimet e para në kushtet e flagrancës.

Në momentin e parë policia ka shoqëruar 18 persona, tre prej të cilëve pas disa orësh janë lënë të lirë. Një ditë më vonë kanë lënë qelitë edhe 9-të tjerë, ndërkohë që për gjashtë prej tyre, që sipas prokurorëve janë kryesorët, janë prerë fletë arrestet, transmeton zhurnal.mk
Nën arrest janë vënë: Bledjon e Sajmir Liçe, Gentian, Marjus e Eltin Koçoli, të gjithë banues në qytetin e Korçës. Dje paradite është arrestuar edhe Renato Mujo. Aksioni i policisë ka filluar te godina e konviktit, aty ku policia kishte dyshime të forta se kishte bazën ky grup trafikanësh.
Për të mos dështuar operacioni katër prej oficerëve të policisë kanë shkuar te vendi i dyshuar me një ambulancë dhe të veshur me bluza të bardha, pasi kishin marrë një “sinjal” për një grua të sëmurë që banonte në ish-konvikti i shkollës mjekësore.
“Gracka” ka funksionuar mjaft mirë pasi katër oficerë të policisë të veshur me bluza të bardha kanë arritur të hyjnë në kohën e duhur në katin ku mendohej se ishte dhe lënda narkotike. Fill pas tyre në vendin e ngjarjes kanë ardhur dhe forcat e policisë duke bërë të mundur rrethimin e godinës me pesë kate dhe arrestimin në flagrancë të personave kyç në këtë rrjet trafikantësh.
Për këtë aksion janë përfshirë më tepër se 100 forca policie. Në harkun e dy muajve policia e Korçës ka kryer dy operacione duke kapur më tepër se 3.5 kg lëndë narkotike të llojit heroinë dhe duke arrestuar 9-persona, tre prej të cilëve tashmë i kanë kaluar Krimeve të Rënda. Gjatë kontrollit të ushtruar banesave të këtyre shtetasve u është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1,5 kg heroinë; 3 kg e 278 gr kanabis sattiva si dhe 10.6 gr kokainë.


Bëni një koment

Arivisti Company